Situata në KQZ, Bashkimi Evropian thërret ekspertin ligjor të Venecias
Tiranë- Situata politike e ndezur në Shqipëri ka vënë në lëvizje të gjithë faktorin ndërkombëtar. Pas deklaratave zyrtare, Bashkimi Evropian ka thirrur për konsultime në Tiranë ekspertin e Komisionit të Venecias, Nikolai Vulkanov.
Burime diplomatike kanë konfirmuar lajmin se , Vulkanov i cili është një ndër ekspertët më të mirë për legjislacionin zgjedhor, pritet që të japë opinionin e tij për situatën e krijuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Pas dhënies së sygjerimeve, misioni i Bashkimit Evropian do të formulojë edhe qëndrimin e tij zyrtar në lidhje me situatën e krijuar vetëm dy muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri.
PS-ja tashmë nuk ka më anëtarët e saj në KQZ pas dorëheqjes së parevokueshme të tyre, pas shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muhos.
Para disa ditësh, Bashkimi Evropian nëpërmjet një deklarate për shtyp, u shoreh hapur e qartë përqëndrimet e tij në lidhje me situatën në KQZ, ku kritikoi lëvizjet e mazhorancës, të cilat sipas tij cënojnë besueshmërinë e proçesit zgjedhor të 23 qershorit.
BE-ja shpreh shqetësim dhe ndan shqetësimet e partnerëve të tjerë lidhur me pasojat e mundshme të votimit në Parlament tek besimi i njerëzve në proçesin elektoral, thuhej në komunikatë.
Përmes misionit të tij në kryeqytet, Unioni vlerësoi më tej se, të gjithë krahët politikë kanë përgjegjësi për të siguruar natyrën e paanshme të administratës elektorale.