Dallku 90 minuta në fitore kundër Dinamos

Poltava, 16 gusht - Mbrojtësi vushtrrias Armend Dallku është aktivizuar 90 minuta për Vorsklan që bëri befasi duke mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën e njohur ukrainase, Dinamo Kiev. Ky takim u luajt të shtunën mbrëma në Poltava dhe ishte i vlefshëm për xhiron e gjashtë të kampionatit ukrainas. Për shkak të një lëndimi të dorës, Vorsklas i mungoi sulmuesi Ahmed Januzi. Vorskla është e treta me 13 pikë.