Kampionati i Kosovës nis me befasi

Prishtinë, 15 gusht - Xhiroja e parë e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ka nisur me befasi. Kështu në Mitrovicë, kampioni i sezonit të shkuar, Trepça humbi një pikë me Drenicën, duke barazuar 1:1. Kapiteni i minatorëve, Elvis Osmani shënoi për 1:0, kurse barazoi mesfushori i Drenicës, Mensur Limani.
Mund të vlerësohet befasi edhe debutimi i suksesshëm i Ballkanit të Suharekës, ekip ky i cili në Prizren mposhti 2:1 ekipin me përvojë të madhe nga kryeqyteti, Flamurtarin. Gjeraj e Patrik Doçi ishin golashënues për Ballkanin, kurse Alban Bellopoja e zvogëloi epërsinë në 2:1.
Fitoren më bindëse në këtë xhiro realizoi ekipi i Hysit, të cilit i prin trajneri me më së shumti trofe, Bilbil Sokoli. Në Merdar, Hysi e shkatërroi Lirinë e Prizrenit me rezultat të thellë 5:0. golat i shënuan Labinot Osmani (6', 73'), Mentor Zhdrella (27'), Kastriot Rexha (40') e Granit çekaj (81').
Në Pejë ndërkaq, Haxhi Zeka e Fetim Kasapi kanë realizuar nga një gol për t'i siguruar skuadrës së tyre Besës fitore në hapje të kampionatit. Skuadra pejane të dielën mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 2:1. për ekipin gjakovar, golin e vetëm e shënoi Virtyt Hashani.
E vetmja ndeshje pa gola u luajt në Ferizaj, ku ekipi vendës barazoi me skuadrën tjetër mitrovicase, Trepça '89.