Curri debuton me barazim

Ankara, 16 gusht - Mbrojtësi kosovar Debatik Curri ka debutuar me barazim në Superligën turke. Skuadra e Currit, Gençlerbirligi të shtunën mbrëma në javën e parë barazoi pa gola si mysafir me Eskisehirsporin. Curri luajti tërë ndeshjen për Gençlerbirligin. Titullar te kjo skuadër ishte edhe mesfushori Labinot Harbuzi. Harbuzi u zëvendësua në minutën e 73-të.