E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi shënon "hat-trick" në kupë

Vjenë, 16 gusht - Shkodrani Hamdi Salihi ka shënuar tre gola për të ndihmuar Rapidin e Vjenës që të mposhtë skuadrën e dytë të këtij klubi me shifrat 5:2. Skuadra e parë e Rapidit dhe ajo e dyta janë takuar në mes vete të shtunën mbrëma në kuadër të rrethit të parë të kupës së Austrisë. Salihi shënoi në minutat 22, 50 dhe 51. Reprezentuesi i Shqipërisë luajti tërë ndeshjen. Për amatorët e Rapidit u paraqit sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu që u zëvendësua në minutën e 63-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›