E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaho nominohet për British Awards

Para tri vitesh Ermonela Jaho ishte e panjohur për publikun britanik, por sot ajo është e preferuara e Operës Mbretërore Britanike, me të cilën sopranoja shqiptare ka kontratë deri në vitin 2015.

Nga ana tjetër, roli i murgeshës Anxhelika, i interpretuar disa muaj më parë në Londër nga sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, në Triptikun e Puccinit, është nominuar për çmimet prestigjioze British Awards, që njihen edhe si “Oscarët britanikë”.

Ndërkohë, në periudhën shkurt-mars opera do të publikohet edhe në DVD, dhe do të shfaqet në HD në kinematë e mbarë botës - përveç Shqipërisë.

Jaho aktualisht banon në New York. Pas qëndrimit në Stokholm në dhjetor dhe shfaqjeve në Londër në janar, ajo do të vazhdojë të ngjitet në skena të ndryshme të botës, siç janë shfaqjet në Filadelfia, Vjenë, Berlin, Verona, Liban, etj. Për të kuptuar sa i suksesshëm ishte interpretimi i rolit të Anxhelikës në Triptikun e Puccinit në Royal Opera House, në Covent Garden të Londrës, mjafton të shfletohet ueb-faqja e operës britanike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›