Kosovë, atje ku Madona eklipsohet nga Lorik CanaCana i ri ka përkrenaren ilire të bërë si tatuazh në krahun e djathtë, ndërsa shqiponjën me dy koka e ka në bicepsin e krahut të majtë. "Le Provens" shkruan se "sot në Kosovë, në Prishtinë, fotog

Bledar KUKA – Veton Vula është avokati i popullit në Kosovë. Ai është edhe daja i Lorik Canës, yllit më të madh të futbollit të trevave të banuara nga shqiptarët de zëvendëskapiten i përfaqësueses kuqezi. Mediat franceze, saktësisht gazeta "La Provens" shkon dhe e gjen avokatin e popullit në Prishtinë, jo për të biseduar për ndonjë hall, por për nipin e tij, Lorikun.
"E kam si djalin tim, e kam pasur pranë që kur lindi", - thotë Vetoni që rrëfen sesi, kur Cana ishte fare i vogël, babai i tij Agimi e shtynte drejt fushës së futbollit ndërsa xhaxha Vetoni drejt studimeve. Agimi kishte qenë vetë një lojtar shumë i mirë, që i përkiste brezit të artë të Prishtinës dhe më pas Dinamos së Zagrebit apo ekipeve perëndimorë.
"Loriku ia doli më mirë me topin sesa me librat, ndonëse nuk është pa diplomë në menaxhimin sportiv etj.", - janë fjalë e Vulës. Sot në moshën 25-vjeçare Loriku nuk ka sesi të ushtrojë profesionin e mësuar në shkollë. Ndoshta ai do ta bëjë këtë pasi të përfundojë karrierën e tij të shkëlqyer në futboll.
Ndoshta mesfushori është ylli më i madh i krahinës së banuar me shumicë dërrmuese shqiptare që tashmë prej një viti e ka shtetin e saj, flamurin dhe simbolet e saj, ndonëse më së shumti banorët valëvisin flamurin tradicional shqiptar të kuq me shqiponjën me dy krena në mes. "Duket se Reali i Madridit do të paguajë 20 milionë euro për ta marrë, - thotë xhaxhai, - sidoqoftë, nuk kalojnë dot dy ditë që gazetat të mos kenë një lajm për të".
Famën e tij e kupton kur shkon nëpër shkollat kosovare ku fëmijët e vegjël mund të mos dinë kush është Madona, por e dinë shumë mirë se kush është Lorik Cana. Ndoshta jo për shkak të talentit të madh, por më shumë të karakterit të fortë, luftës sportive dhe emrin si kapiten i Olimpikut të Marsejës. Shqiptarët e atjeshëm e dinë sesa e do ai vendin e tij.
Cana i ri ka përkrenaren ilire të bërë si tatuazh në krahun e djathtë, ndërsa shqiponjën me dy koka e ka në bicepsin e krahut të majtë. "Le Provens" shkruan se "sot në Kosovë, në Prishtinë, fotografia e Lorik Canës është në librat e nxënësve të shkollave, nëpër stilolapsa, çakmakë ...
Kushëriri i tij, Rolandi, ka një restorant dhe pëlqen t'i shikojë aty ndeshjet e kombëtares shqiptare. "I vë drynin restorantit, - thotë Rolandi, - dhe ulemi të shikojmë bashkë televizor". Lorik Cana ka lindur në një familje "të pavarësisë". Gani Vula, gjyshi i tij, tregon sesi Loriku i vogël vinte fillikat vetëm ta takonte në zyrën e tij në parlamentin e Kosovës. Ganiu ishte një nga anëtarët e parë të parlamentit që votoi fundin e sundimit serb.
Pasi policia serbe nisi ta kërkonte gjysh Ganiun për ta arrestuar, Loriku u mësua nga familjarët që të thoshte se nuk e dinte se ku ishte ai. Fëmija ishte vetëm 7 vjeç, por e kishte kuptuar rëndësinë e situatës dhe mësimin që i kishin dhënë. "Le Provense" nuk mund të rrijë pa shkruar se Loriku e tregon qartë identitetin e tij shqiptar.
Gazeta franceze thekson se ai luan për Shqipërinë, ai u caktua vitin e kaluar ambasador i veçantë i Shqipërisë fill pasi u caktua si ambasador i Kombeve të Bashkuara për zhvillimin. Në Kosovë të thonë se Cana ka financuar për disa klube futbolli, ndërsa Gazi, një mësues në një fshat me 400 frymë të tregon fëmijët që luajnë futboll me topa krejt modestë se këta të fundit e duan Lorikun sepse ai është një djalë i thjeshtë.
E Merkure, 18 Shkurt 2009