Damask: Vriten 35 persona dhe mbi 200 plagosen

Mediet shtetërore të Sirisë raportojnë për një shpërthim të madh në qendrën e Damaskut. Sipas Policisë, bomba e vendosur në veturë shpërtheu të enjten afër zyrave qendrore të partisë siriane në pushtet Baath dhe ambasadës së Rusisë.
Mediet e shtetit e kanë quajtur atë një sulm “terrorist” – shprehje që shpesh përdoret për sulmet e rebelëve kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Televizioni shtetëror ka raportuar se nga ky shpërthim kanë gjetur vdekjen së paku 35 persona dhe janë lënduar mbi 200 të tjerë.
Ambasada ruse ka raportuar se disa prej dritareve të saj ishin thyer nga ky shpërthim, transmeton rel.
Gjithashtu raportohet se dy mortajave u ishte vënë zjarri në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë në Damask, por nuk është thënë asgjë për viktimat e atij sulmi./Indeksonline/