E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët me rezerva për regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 12:37

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni, i cili fillimisht ishte planifikuar për në prill, por u shty për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ndasive mbi baza etnike në Komisionin Shtetëror të Regjistrimit, do të realizohet prej 1 deri më 15 tetor.

Shqiptarët akoma shfaqin dyshimet dhe nuk besojnë se do të realizohet një regjistrim real dhe objektiv.

Mollë sherri është pakënaqësia e shqiptarëve, por dhe e komuniteteve të tjera jo-maqedonase lidhur me përbërjen etnike të regjistruesve të këtij operacioni të politizuar statistikor.

Si rezultat i kësaj, anëtarë të Komisionit nga radhët e shqiptarëve dhe të turqve, përfshirë këtu dhe nënkryetarin e KSHR-së, profesor Abdulmenaf Bexhetin, në mars të këtij viti braktisën punën e Komisionit, kurse në konkursin për regjistrues u paraqitën rreth 600 shqiptarë, prej gjithsej 16.500 personave.

Kryetarja e Komisionit, Vesna Janevska, deklaroi se teknikisht janë të përgatitur për regjistrimin, që do të thotë se janë shtypur të gjitha materialet e nevojshme si dhe planet për prezantimin medial, por se ka mbetur vetëm të arrihet një marrëveshje për strukturën e regjistruesve.

“Planifikojmë të vazhdojmë me përgatitjet për mbajtjen e regjistrimit menjëherë pas formimit të Qeverisë. Pasi kishin disa mosmarrëveshje me disa anëtar të caktuar të Komisionit ne formuar një trup punues prej 5 anëtarëve, të cilët janë dakorduar për principin e punës”, deklaroi Janevska.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›