E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA nuk heq dorë nga mbrojtja raketore

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 13:29

Republika Çeke ka vendosur që të mos marrë pjesë në sistemin amerikan për mbrojtjen nga raketar balistike për Evropën.

Plani amerikan për sistemin e mbrojtjes nga raketat balistike në Evropë ka kaluar përmes shumë ndryshimeve gjatë viteve të fundit.

Propozimi fillestar i administratës së presidentit Bush kërkonte dislokimin e 10 interceptorëve për raketa në Poloni dhe një objekt radarësh në Republikën Çeke.

Ky projekt trajtonte kërcënimin iranian me raketa balistike me rreze të gjata veprimi.
Por administrata e presidentit Barack Obama ndoqi një tjetër pikëpamje.

Zyrtarët amerikan thanë se kërcënimi vjen nga armët iraniane me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. Kështu, në shtator të vitit 2009, Presidenti Barak Obama anuloi planin e pararendësit të tij, për një plan më të realizueshëm.

Propozimi i ri përfshin vendosjen e interceptorëve SM-3 në Poloni deri në vitin 2015 dhe në Rumani deri në vitin 2018.

Këto propozime ende janë në zhvillim e sipër.

Analistët thonë se raketat SM-3 aktualisht gjenden në bordin e anijeve të flotës amerikane, duke i dhënë planit të presidentit Obama fleksibilitetin që i mungonte propozimit të presidentit Bush.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›