E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudani i Jugut shtet me perspektivë të artë

Nga Express më 10 korrik 2011 në ora 13:25

Nëntë korriku është dita e pavarësisë e Republikës së Sudanit Jugor. Kjo është dita, për të cilën, shumë sudanezë kanë menduar se nuk do të vijë kurrë, shkruan e përditshmja angleze, The Guardian.

Ka qenë një luftë e pafund civile me veriun, që nisi në vitet 1950.

Kur përfundimisht përfundoi me një marrëveshje paqe në vitin 2005, ajo menjëherë u kërcënua nga vdekja e liderit jugor dhe nënpresidentit të Sudanit, John Garang, në një aksident me helikopter.

Por, përfundimisht, gjashtë vjet pas kësaj ngjarjeje, me referendumin e janarit dhe tash me pajtimin e Kartumit - u arrit kulminacioni - lindi kombi i ri, shkruan më tutje gazeta.

Është kjo një arritje e madhe për OKB-në, që ndihmoi edhe me mbështetjen e presidentit amerikan, Barack Obama. The Guardian theksoi se është kjo një ditë e madhe për sudanezët jugorë, jetët e të cilëve qenë mallkuar nga pasiguria për dy gjenerata me radhë: dy milionë të vdekur dhe po aq të zhvendosur.

The Guardian më tutje thekson se është ky një shtet, që duhet të ketë perspektivë të artë.

Mund të bëhet briri i bollëkut të miellit dhe mishit për shtetet fqinje fertile nga thatësira, si Etiopia dhe Kenia në lindje.

Krahas burimeve bujqësore, Sudani i Jugut ka edhe rezerva të mëdha të naftës, arit dhe mineraleve tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›