Damiano Toshi: Te gjykohem ne Korce
Damiano Toshi kerkon te gjykohet ne Korce dhe jo nga Gjykata e Krimeve te Renda. I denuari me burgim te perjetshem, per vrasje ne bashkepunim te basketbollisteve korcare, akuzohet edhe per prostitucion, pas denoncimit te nje vajze, qe ka deshmuar se eshte mashtruar nga 23-vjecari dhe me pas shfrytezuar ne Greqi. Por ne seancen e djeshme gjyqesore, Toshi lexoi kerkesen e tij qe te gjykohet nga Shkalla e Pare Korce, pasi Krimet e Renda nuk kane kompetence per te ndjekur kete ceshtje. I pandehuri ka paraqitur nje kerkese prej 5 faqesh perpara togave te zeza, te kryesuara nga Idriz Mulkurti, ku pretendohej delegimi i akteve. Por kjo kerkese nuk eshte pranuar nga organi i akuzes dhe me pas trupi gjykues. Ngjarja, per te cilin akuzohet 23-vjecari i ka fillimet gjate vitit 2004, ku eshte njohur me vajzen nga Vlora, Fatbardha H., 18 vjece. Po dje eshte rilexuar edhe deshmia e dhene nga vajza, pasi eshte kapur nga policia greke.