E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e grekut, kerkohen 8 vajza

Gezim Ashimi
Largimi pa asnje adrese nga familja e tij ne Follorine te Greqise, qe prej 10 ditesh, i 23- vjecarit Jorgos Tanos, ka vene ne levizje policine e Korces dhe ate te Kosturit. Policia greke ka zbuluar 8 vajza shqiptare, qe jane larguar pas dates 19 shkurt nga qyteti, por ende nuk eshte bere identifikimi i sakte, se cila prej tyre eshte larguar me te riun Tanos. Per kete qellim i eshte kerkuar ndihme policise shqiptare, qe te kryeje verifikime per vendndodhjen e vajzave qe kane lene Greqine. Kerkimet jane zhvilluar si ne token greke, ne kufi me Maqedonine, edhe ne nje pjese te madhe te kufirit jeshil te tokes shqiptare, ne rrethin e Devollit. Forca te shumta te Komisariatit te Devollit, pasditen e djeshme kane krehur nje pjese te madhe te kufirit dhe verifikime ne pikat e kalimit. Burime zyrtare thane per gazeten "KJ" se nga hetimi paraprak rezulton se 23-vjecari dhe e dashura e tij shqiptare, banuese ne Devoll, nuk ka hyre ne Shqiperi, apo te ndodhet ne vendin tone. Po keshtu, negative kane rezultuar kontrollet ne banesat e ndryshme te fshatrave te Devollit nga mendohet te jete vajza.
Greku 23-vjecar, i cili nuk rezulton te kete kaluar nepermjet kufirit, eshte bere pjese e kerkimeve pergjate dites se djeshme, pasi, sipas pretendimeve te prinderve, ai mund te kete kaluar me kembe nga mali. Ky version eshte ngritur, pasi, sipas tyre, e dashura e Jorgos nuk dispononte dokumente te rregullta dhe per me teper djali i kishte lene dokumentet e identifikimit ne banese. Dyshohet se dy te rinjte kane hyre ilegalisht ne Shqiperi, por ende nuk dihet vendndodhja e sakte. Mesohet se dje jane pyetur edhe banore te zones se Devollit, por pergjigjet kane qene negative.
Fakti se policia greke nuk e ka identitetin e vertete te vajzes, ka veshtiresuar me shume gjetjen e grekut Jorgos Tanos. Nga ana e policise se Follorines eshte bere edhe nje liste me emrat e vajzave shqiptare qe jane larguar nga ky qytet pas dates 19 shkurt. Sipas te dhenave rezulton se nga qyteti grek, ku jetonte 23-vjecari, kane ikur 8 vajza shqiptare, por nuk dihet se cila ka qene e dashura e tij. Aktualisht mesohet se nuk ka asnje gjurme apo te dhene per vendndodhjen pas verifikimit te pikave kufitare.
"Kerkimet do te vazhdojne"
Denoncimi per humbjen e Jorgos Tanos u be prej prinderve te tij ne qytetin grek te Follorines, ku dhe banonin. Largimi nga shtepia i te riut rezulton te jete bere qe prej dates 19 shkurt, ndersa dy dite me pare homologet grek kane sjelle nje fotografi dhe karakteristikat e tij, me qellim gjetjen dhe rikthimin prane familjes. Prinderit kane deshmuar se djali i tyre ishte dashuruar me nje vajze shqiptare, qe jetonte e punonte ne Follorine dhe dyshonin se Jorgo mund te ishte larguar me te. Burime zyrtare te policise thane dje se kerkimet do te vazhdojne deri ne gjetjen e 23-vjecarit dhe te dashures se tij misterioze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›