E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semuret ne burg ish-deputeti Lika

Ish-deputeti dhe themeluesi i Partise Demokratike, Arben Lika, rezulton se vuan nga nje semundje ende e papercaktuar qe prej disa ditesh. I arrestuar fundvitin e kaluar ne Tirane pasi gjykata e kishte denuar me 10 vjet burg per mashtrim te qytetareve me vizat amerikane, 39 vjecari eshte derguar ne Burgun e Shen Kollit, Lezhe, per te vuajtur denimin. Por, prej ditesh, ish-deputeti eshte ankuar per probleme shendetesore dhe drejtuesit e burgut kane derguar nje mjek per ta vizituar. Burime nga ky institucion i vuajtjes se denimit thane dje, per gazeten "KJ", se Likes i eshte dhene edhe nje recete ilacesh, me te cilat do te trajtohet ditet ne vazhdim. Mesohet se ai po trajtohet me Librium dhe qetesues te tjere, nderkohe qe ka refuzuar trajtimin me ilace me te forta. Here pas here mesohet se nje mjek kujdeset per gjendjen e 39-vjecarit. Lika ishte denuar nga Gjykata e Tiranes me 10 vjet heqje lirie per "mashtrim" me vizat amerikane, ndersa Gjykata e Apelit kishte vendosur 6 vjet burg per ish-deputetin.
A.Ndoja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›