Damir Fazliç ‘kërkohet’ në Bosnje dhe Angli
Nga Klodiana Lala
Prokuroria e Tiranës ka firmosur një tjetër letër- porosi, ku e fton Damir Fazliç të paraqitet për të dhënë shpjegime në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Ai dyshohet për pastrim parash.
TIRANE- Prokuroria kërkon dëshminë e serbo- boshnjakut Damir Fazliç, të dyshuar për pastrim parash në Shqipëri. Biznesmenit të shumëpërfolur për miqësinë me Kryeministrin Sali Berisha, i është dërguar sërish një ftesë për paraqitje në Prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Për shkak se Damir Fazliç nuk është shtetas shqiptar, por boshnjak me banim në Angli, ftesa për paraqitje i është dërguar nëpërmjet një letër-porosie të nisur nga Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe do të ekzekutohet nga autoritetet e dy vendeve të cilat u drejtohet. “Kemi nisur dy letër-porosi. Një në Bosnje dhe një në Angli. E ftojmë Damir Fazliç të paraqitet në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij”, - u shpreh një burim nga Prokuroria. I njëjti burim saktësoi se Prokuroria shqiptare nuk ka tagër për ta detyruar biznesmenin serbo-boshnjak që të paraqitet në organin e akuzës, por vetëm mund ta ftojë atë dhe mbetet në dorën e Fazliç nëse do t’i përgjigjet kësaj ftese. Në fakt, hetuesit kanë tentuar dhe më parë të marrin në pyetje Damir Fazliç, kur ai mbërriti në Tiranë për të qëndruar vetëm pak orë. Por, në aeroportin e Rinasit, sikurse pretendohet nga organi i akuzës, dy prokurorë të njësisë së specializuar Task Forcë u penguan nga policia dhe serbo-boshnjaku arriti t’u shpëtonte nga duart.
Ftesa për paraqitje
Prokuroria ka ftuar sërish biznesmenin Fazliç për të dhënë shpjegime në lidhje me faktet e publikuara ndaj tij për implikime të mundshme në veprën e pastrimit të parave. Ftesa për paraqitje i është nisur nëpërmjet letër-porosisë dhe nuk dihet ende nëse ka mbërritur në duart e serbo-boshnjakut. “Nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kemi nisur drejt Bosnjës dhe Anglisë dy letër-porosi, ku Damir Fazliç ftohet të paraqitet për të dhënë dëshminë në kuadër të hetimeve të nisura ndaj tij”, - saktësuan burimet. Prokuroria ka “dështuar” njëherë në tentativën e saj për ta pyetur Fazliç në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Ftesën për paraqitje nuk mundën t’ia jepnin në dorë biznesmenit, që njihet për lidhjet e fuqishme me emra të njohur të politikës shqiptare. Përplasja e fortë mes Prokurorisë dhe policinë për çështjen Fazliç, u shoqërua me akuza të ndërsjella institucionale. Por, pavarësisht kësaj, Prokuroria e Tiranës kërkon të sigurojë dëshminë e të dyshuarit, ndaj ka firmosur për të një tjetër ftesë për paraqitje. Hetimet ndaj serbo-boshnjakut nisën kryesisht afro katër muaj më parë, pas publikimeve në shtyp, ku hidheshin hije dyshimi se Fazliç kishte pastruar para në Shqipëri. Shitja e kompanisë “Croën Acquisitions shpk” në pronësi të Fazliç, shoqërisë “Altaria research limited” në Qipro, me një vlerë prej 1.7 milionë eurosh, është një nga provat më të forta që Prokuroria ka në dorë për të vërtetuar dyshimet ndaj serbo-boshnjakut.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)