E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali gjendet i karbonizuar shqiptari

Policia italiane ka gjetur mbrëmjen e së mërkurës, në një kazermë të braktisur karabinierësh, trupin e djegur të një personi, që dyshohet të jetë shtetas shqiptar.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave trupi është gjetur i braktisur në një makinë, që ishte parkuar në ish-kazermën “Ujqit e Toskanës”. Sipas burimeve, personi nuk është identifikuar ende, por nga ekspertiza e parë dyshohet se ai mund të jetë vrarë dy ose 5 ditë më parë, përmes një prerjeje në fyt. Uniformat blu të vendit fqinj po kryejnë hetime për zbardhjen e ngjarjes, nën koordinimin e prokurorit Sandro Cutrignelli, saktësojnë burimet mediatike. Ato shtojnë më tej se pistat më të akredituara për këtë vrasje janë larja e hesapeve mes bandave kriminale, ose ndonjë hakmarrje për motive personale mes shqiptarëve. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›