E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demtimi i pyjeve ne Kukes

Më shumë se 30 për qind e kurorës së gjelbër dhe qindra pemë frutore të qytetit të Kukësit janë dëmtuar nga nje insekt i njohur si vemja e Dushkut, një dëmtues ky i përhapur në brezin e liqenit, 700 metër mbi nivelin e detit.

Alarmin e dëmeve kolosale që mund të shkaktojë ky dëmtues e kanë dhënë specialistët e fushës, të cilët thonë se e gjithë sipërfaqja e prekur do të shkatërrojë tërësisht bimësinë. Fenomenin e kanë konstatuar edhe specialistët e pyjeve, të cilët thonë se sipërfaqja e dëmtuar është e madhe. Vemja e Dushkut ushqehet me gjethet e drurëve, ku tipar i dëmtuesit është brejtja e gjethit deri në skeletizimin e plotë të pemës.  / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›