E Diel, 1 Nëntor 2026

Dampa e Metalurgjikut fushe plehrash, banoret ne proteste

Elbasan- Banoret e Paprit ne Elbasan jane hedhur ne proteste per te kundershtuar kthimin e Dampes se Metalurgjise, ne nje vend te depozitimit te plehrave ne shkalle qarku. Shkak eshte bere rreziku qe shfaq ky vend, pasi aty jane hedhur helmet dhe mbetje toksike te metalurgjise. Banoret mbanin ne duar pankarta si "Plehrat ne dampe jane vdekje", "Jo dampa kosh plehrash" etj. "Uji qe perdorim per vete per kafshet dhe bujqesine eshte i helmatisur", u shpreh nje banor pjesemarres ne proteste. Perfaqesia e kesaj komune ka kerkuar anullimin e vendimit te Keshillit te Qarkut dhe Qeverise per te realizuar kete projekt. Ata kane kercenuar se do ta pershkallezojne protesten, madje do te futen edhe ne greve urie nese nuk realizohet kerkesa per anullim te vendimit. Protesta e banoreve ka mbeshtetjen e keshillit dhe kryetarit te komunes. Kryetari i komunes Paper, Shefqet Bullari, u shpreh para banoreve se, plehrat ne dampe jane vdekje per 9000 banoret e fshatrave perreth. "Aty ndodhen mbetjet toksike te metalurgjise dhe Nikel Kobaltit ndaj une protestoj dhe mbeshtes banoret ne kerkesat e tyre. Papri eshte fare prane metalurgjise dhe 90% e eres se mbuluar me tym dhe smog mbulon territorin e kesaj komune", tha ai. Sipas tij ne komunen Paper jane identifikuar 170 antikapate, 150 te semure profesionale dhe 45 raste te vdekjeve nga kanceri. "Mendoj se per kete gjendje ka ndikuar Kombinati Metalurgjik ndaj eshte e padrejte qe ne kete vend te vijne edhe plehrat e qarkut", u shpreh Bullari. Kreu i komunes i ka kerkuar qeverise qe te terheqe vendimin. Ai ka nenvizuar se ne ditet ne vazhdim do te percaktohen edhe etapat e protestes dhe se do te sensibilizohen gjithe organizmat dhe institucionet nga qeverisja lokale deri tek presidenca. Dampa e metalurgjise eshte nje grope qe formohet mes maleve te fshatit Paper dhe ku dikur grumbulloheshin mbetjet industriale te kombinatit metalurgjik. Keshilli i Qarkut ka nje projekt per kthimin e dampes ne vend rajonal te depozitimit te plehrave.

Bashkia e Elbasanit ka nje alternative tjeter, projektin per ndertimin e fushes se plehrave ne ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik ne afersi te lumit Shkumbin. Ende nuk eshte e qarte se cilin projekt do te mbeshtese qeveria. Edhe me pare ne zonen e Metalurgjikut banore te fshatrave kane zhvilluar protesta kunder ngritjes se fushes se plehrave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›