E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka dhe Lila, "emergjencat" e kombetares

Trajneri i ekipit tone kombetar, Ari Han, i kushtezuar nga demtimet e disa titullareve, eshte vene ne alarm para ndeshjes miqesore me Azerbajxhanin. Timonieri kuqezi, si zgjidhje para miqesores se radhes, ka ftuar edhe dy lojtare te tjere nga kampionati yne. Keshtu, pervec Andi Liles qe ishte pjese perberese e kuqezinjve ne ndeshjet e kaluara, eshte thirrur per here te pare nga Ari Han edhe mesfushori Gjergj Muzaka, i cili do te kete nje mundesi te mire per t'u testuar me 19 nentor, ne Baku te Azerbajxhanit. Vendimi i Han, per te thirrur me vonese dy lojtare te tjere te kampionatit erdhi per shkak se aktualisht rezultonin te demtuar dhe te padisponueshem per miqesoren e radhes, tre lojtare: Beqaj, Lala dhe Bogdani. Duke qene se jane dy portiere te tjere, Han ka zevendesuar emrat e tjere. Muzaka ishte i ftuar ne radhet e kuqezinjve ne muajin mars, per dy ndeshje miqesore, te cilat nuk u zhvilluan per shkak te perjashtimit te Shqiperise nga aktivitetet nderkombetare. I pranishem ne shkallet e stadiumit "Qemal Stafa" ne nje ndeshje te fundit, Tirana-Besa, trajneri i kombetares eshte bindur edhe per ish-mesfushorin e Partizanit. Muzaka dhe Lila jane shtuar keshtu ne listen e kombetares sone, ne prag te ndeshjes miqesore me Azerbajxhanin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›