E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dan, a e bëmë ne tonën?

Share

Nga Kozara Kati

Dhjetë ditë më parë ishim bashkë për kafe, në fakt unë mora kafe, ti çaj. Folëm e folëm, ndër të tjera më the se do shkoje me miqtë e tu gjermanë në Dardhë, nga andej në Ersekë e në Përmet, se do ndiqnit më këmbë rrugën fushave e maleve.

Ndjeva tek ti një entuziazëm fëminor, më the më pëlqen alpinizmi, natyra, malet.

Të ndiqja me vëmendje duke menduar instiktivisht: pastërtia dhe urtësia e natyrës do ta bëjnë të vetën, do ta lehtësojnë sadopak peshën e stërmadhe qe të kishte zaptuar mendjen dhe shpirtin.

Të thashë, është rrugë e keqe, përse në këmbë, më mirë me makinë, më the, do ecim në këmbë, më pëlqen alpinizmi, edhe miqve te mi gjermane u pëlqen.

E ndjeva, ishe i shqetësuar, më the, zyrën nuk e kam më, as rrogën, të thashë, mos u mërzit, jeta vazhdon.

Më the, si do bëjmë për plehrat, të thashë, do vazhdojmë, vendosim kur të kthehesh, më the, duhet te flasim më qartë për pasojat, për rrezikun.

Dhe u nise.

Të telefonova pas tre ditësh, të pyeta si kalove, ku je, më the, jam në timon, po hyj në Tiranë, nuk shkuam dot, kishte dëborë,  ishte bukur, shumë bukur.

Dhe kaq, kaq ishte.

Në orën 00.30 e mora vesh, natyra nuk e kishte bërë dot magjinë e saj.

Të them, po ne, ne, a bëmë tonën, më thua, e dija, nuk prisja gjë nga ju.

Te them, , më thua, të them

Them, secili nga ne mund të bënte ose të mos bënte diçka për ta patur Danin sot mes nesh.

Lamtumirë Dan, miku ynë i mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›