E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu President nga populli

E shtune 28 Prill 2012 1933 Ish-presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu Ish-presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu rreshtohet ne krah te zerave publike e politike qe mendojne se kesaj republike i nevojitet nje president i dale nga vota popullore. Ne nje interviste per Vizion Plus zoti Sejdiu shprehet se ndryshimet kushtetuese duhet te prekin edhe zgjedhjen e kreut te shtetit. E ne varesi te formalizmit te ketij ndryshimi zoti Sejdiu kushtezon mundesite e rikandidimit per president i Kosoves. I larguar jo vetem nga presidenca pasi gjykata kushtetuese i provoi nje shkelje ligjore por edhe nga drejtimi i LDK-se post qe e fitoi pas vdekjes se Rugoves Fatmir Sejdiu eshte sot kritik me lidershipin e partise se tij. Ish-presidenti Sejdiu mendon se qeveria e Kosoves ka shperdoruar shume kohe e mundesi per zgjidhur ceshtjen e veriut te Kosoves ndersa shton se zeri i nderkombetareve duhet te jete me i forte ndaj Beogradit.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›