Danas: Arrestimet zgjedhore

Ndonëse veprimet e tilla arrijnë efekt te votuesit, megjithatë pak kush e ka pritur se tema zgjedhore do të jenë Kosova dhe arrestimet. “Pikërisht kjo është ajo që na ofrojnë organet shtetërore të Serbisë, të udhëhequra nga ministri dhe lideri i socialistëve Ivica Dacic”, shkruan Nikola Tomic, redaktor i rubrikës së politikës në “Danas”, transmeton Telegrafi.
Ai më tej thotë se Dacic ndoshta do të hyjë në literaturën e drejtësisë si shpikës i terminit “reciprocitet në arrestime.
“Gjithçka bëhet më interesante kur këtë e bëni një muaj para zgjedhjeve, në mes te fushatës zgjedhore. Në përcjellje të kamerave televizive arrestoni shqiptarë, të cilët votuesi i thjesht serb apriori i konsideron ‘persona të dyshimtë’ dhe maksimalisht sforconi retorikën, me klithje për Serbinë e rrezikuar dhe padrejtësinë botërore ndaj saj duke promovuar veten si një luftëtar të vendosur për ruajtjen e integritetit, sovranitet dhe nderit të atdheut si dhe sigurinë e qytetarëve të vet”.
Autori i tekstit thotë se është veçmas interesante kjo që bëjnë autoritetet shtetërore pikërisht atëherë kur heqin dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, qoftë edhe në veriun e saj.
“Me një zhurmë ultrapatriotike kamufloni edhe një humbje në Kosovë, duke shpresuar se votuesit nga Serbia nuk do ta kuptojnë këtë maskaradë”, shkruan Tomic.