AK: Serbia po kërkon konflikt me shqiptarët

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për arrestimin e dy policëve kosovarë nga forcat serbe në kufi. Në një reagim për mediat, AK e cilësoi aktin si të paprecedentë dhe një provokim të hapur.
AK thekson se me këtë akt, “Serbia po provokon dhe po kërkon konflikt me shqiptarët”.
Arrestimi i dy policëve kosovarë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri nga pala serbe ka sjellë reagime të shumta. Dje Departamenti Amerikan i Shtetit, u bëri apel autoriteteve të Serbisë dhe Kosovës të respektojnë ligjin dhe të mos bëjnë deklarata që nxitin tensionin mes dy vendeve. Ndërkohë veç autoriteteve të Kosovës, mbrëmjen e djeshme ka reaguar dhe Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e cila deklaroi sonte se dënon me forcë aktin e ulët te rrëmbimit të dy policëve të Republikës së Kosovës, raporton NOA.