E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnja kenaqet edhe me 1 pike ne Tirane

Safet Susic Shqiperia luan mire ne mbrojtje por e ka te veshtire te shenoje

Edhe 17 dite na ndajne nga ndeshja Shqiperi-Bosnje me 8 tetor ne Tirane nderkohe qe dy trajneret e skuadrave perkatese i kane hyre punes per pergatitjen e ndeshjes. Ndersa Josip Kuzhe ndodhet ne Shqiperi dhe po studion menyrat se si te ndale Xhekon me shoke dhe po ideon manovrat per ta ndeshkuar kundershtarin Safet Susic ben te njejten gje me te tijte. Javen e ardhshme Bosnje-Hercegovina do te shpalle edhe listen e lojtareve qe do te kete ne dispozicion per takimin e 8 tetorit. Tashme eshte caktuar data e grumbullimit me 4 tetor ne Sarajeve ndersa eshte programuar qe te udhetojne drejt Tiranes vetem 24 ore para ndeshjes. Drejtuesi i pankines se kundershtareve po vezhgon ne DVD ndeshjet e fundit te Kombetares sone dhe po analizon lojen e tyre. Sipas tij eshte e qarte se Shqiperia nuk paraqet shume rrezikshmeri me lojen e saj. Trajneri i tyre Josip Kuzhe preferon te luaje me pese mesfushore dhe vetem nje sulmues. Eumlshte shume e veshtire tju shenoj gol atyre por po ashtu edhe ata kane shume veshtiresi ne shenimin e golave ne portat kundershtare eshte perfundimi i analizes se trajnerit te kundershtareve tane. Trajneri i boshnjakeve pret qe ne ndeshjen e Tiranes Shqiperia te beje nje loje te mbyllur Eumlshte e veshtire qe ata te mund te ndryshojne stilin e tyre te lojes. Une pres qe te zhvillojne nje ndeshje te forte kunder nesh sepse jane te kenaqur edhe me nje piken ne kete takim. Kur duhen edhe pak kohe nga ndeshja Susic ka shprehur besim se Bosnje-Hercegovina ka nje skuader me cilesore se ajo e Kuzhese Sigurisht ne kemi nje skuader me te mire. Jam i bindur se nese do te luajme sic dime nuk e perjashtoj faktin se mund te marrim nje rezultat pozitiv. Ne Tirane do te shkojme per te kerkuar fitoren por edhe nje barazim nuk do te ishte keq per ne. I pyetur ne lidhje me rrezikshmerine e shqiptareve Susic thekson se dy ndeshjet e para te eliminatoreve te Euro 2012 tregojne shume. Prandaj se ndeshja e fillimit te tetorit ne kryeqytetin shqiptar nuk do te jete aspak e lehte. Ata nuk jane nje ekip naiv. Per me teper ne dy ndeshjet e para kane grumbulluar kater pike. Kjo do te thote shume ne lidhje me ta. Ne duhet ta marrim seriozisht kete ndeshje i paralajmeron te tijte tekniku boshnjak per ate cka i pret ne Tirane. Shumica e lojtareve te Bosnje-Hercegovines po shkelqejne ne klubet ku luajne. Por nuk mungojne edhe problemet si demtimi i kapitenit Emir Spahic. Une e ndjek ecurine te gjithe futbollistet tane dhe jam vertet i kenaqur me paraqitjet e tyre u shpreh dje Susic. Me shqeteson vetem demtimi i kapitenit Emir Spahic sepse ai nuk eshte aktivizuar ne ndeshjen e fundit. Por shpresoj qe ai te sherohet dhe te jete gati per grumbullimin ne Sarajeve. Ende i demtuar eshte edhe Zlatan Muslimovic. Do te grumbulloj vetem lojtare te cilet aktivizohen ne klubet e tyre sqaron tekniku i boshnjakeve. Per fat te keq Muslimovic nuk eshte ne forme dhe ndoshta nuk do te jete ne listen e te grumbulluarve per Shqiperine perfundon Susic.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›