Daniel Shehtman fiton Çmimin Nobel në Kimi

Çmimi “Nobel” në Kimi për vitin 2011 i është dhënë Daniel Shechtman, nga insituti Technion në Izrael, për zbulimin e elementeve thuajse kristalorë. Ky është dhe çmimi i fundit Nobel për arritje në fushën shkencore që shpallet këtë javë, pas atij të mjeksisë dhe të fizikës njoftuar në ditët paraardhëse.
Ndërsa fituesi i çmimit Nobel për letërsi do të shpallet të enjten për të pasuar të premten çmimin Nobel për paqe të këtij viti.
Zbulimi i Shkencëtarit izraelit, sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, ka ndërruar qasjen e shkencëtarëve.
"Ndryshe nga bindjet e mëparshme se atomet në kristale kanë shpërfaqje simetrike, Shehtman ka dëshmuar se atomet në kristale mund të paraqiten në forma të papërsëritshme", thuhet në shpjegimin e Akademisë.