Kroaci, Sanader mund të lirohet nga burgu

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, mund të lirohet me kusht nga burgu më 18 tetor.
Në Kroaci përflitet se një person anonim është gati që të paguajë 3.34 milion euro për lirimin me kusht të tij.
Kjo është pagesa më e madhe që është bërë ndonjëherë në Kroaci për lirimin nga burgu me kusht të një personi.
Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader ndodhet në burg pasi akuzohet për disa raste korruptive.