E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi, jo dialog politik me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi për dialog politik me Serbinë.

Ai tha se deklarimet lidhur me mundësinë e këtij dialogu nuk janë të vërteta dhe se negociatat me Serbinë mund të zhvillohen vetëm kur ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se negociatat me Serbinë do të bëhen vetëm si dy shtete të pavarura dhe sovrane, dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›