E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, bastiset Ministria e Brendshme

EULEX-i ka bastisur sot zyrat e ministrisë së Punëve të brendshme të Kosovës ndërsa mësohet se ka arrestuar edhe 3 persona. Sipas mediave kosovare dy prej të arrestuarve janë punonjës të administratës të policisë, ndërsa arrestuari i dytë është zyrtar i MPB-së.
 

Në MPB mësohet se janë konfiskuar disa kompjutera dhe disa prova të tjera që mund t`i shërbejnë hetimeve, ndërsa të arrestuarit dyshohet se kanë keqpërdoruar municionin që ka qenë i destinuar për organet e rendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›