E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Xhafa bën surprizën, zgjedh Teutën

Altin Manallari

Bomberi vlonjat i driblon të gjithë dhe vendos të nënshkruajë për skuadrën durrsake

Altin Manallari

Daniel Xhafa është blerja më e re e Teutës për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë kështu lamtumirën Skënderbeut. Lajmi u bë publik nga vetë futbollisti, i njohur në kampionat si një goleador race. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare, e cila mendohet të jetë e fundit në karrierën e tij si futbollist aktiv.

Vendimi për të luajtur me skuadrën durrsake që drejtohet nga trajneri Hasan Lika ishte surprizë, pasi të gjithë prisnin që Xhafa të shkonte të rikthehej te Flamurtari apo te Tirana, por një opsion i mirë ishte edhe transferimi te debutuesit e Kukësit. Mësohet se oferta e Kukësit ishte shumë joshëse, por tratativat për ta marrë 35-vjeçarin me një nuhatje të jashtëzakonshme për golin në ekipin verilindor nuk përfunduan me sukses. Kisha oferta të shumta, nga Flamurtari, Kukësi apo edhe disa ekipe të tjera të Superiores, por zgjodha të luaj me Teutën, sepse te kjo skuadër jam ndier si në shtëpinë time. Kam nënshkruar një kontratë 1-vjeçare dhe shpresoj të jap ndihmesën time në realizimin e objektivave të klubit në sezonin e ardhshëm, u shpreh Xhafa, i cili dje udhëtoi drejt Korçës për të bërë dorëzimet e fundit. Largimi nga Skënderbeu erdhi për pasojë se u la jashtë planeve për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Gjithsesi Xhafa gjen rastin të shprehë falënderimet e tij për gjithçka që i ka dhuruar skuadra korçare: Falënderoj presidentin Agim Zeqo, i cili më ka bërë ofertë në një moment të vështirë të karrierës sime. Besoj se në këtë një vit bashkëpunimi me të dhe klubin e Skënderbeut i realizova objektivat. Po ashtu falënderoj edhe tifozët korçarë që më kanë mbështetur në këtë periudhë. Daniel Xhafa, i lindur në Vlorë më 8 mars 1977 (34 vjeç), është sulmues qendre dhe në kampionatin shqiptar njihet për aftësitë e mira të shënimit të golave, gjë që e ka treguar gjatë viteve të fundit. Xhafa karrierën si futbollist profesionist e ka nisur në vitin 1995 me ekipin e vendlindjes, Flamurtarin, më të cilin ka luajtur deri në vitin 2000. Që këtu nisi një aventura e tij e gjatë me transferime në disa nga ekipet kryesore të kampionatit shqiptar të futbollit si Bylis (janar-qershor 2000), Dinamo (20002003 dhe 2008 i huazuar), Flamurtari (janar-qershor 2003 dhe 2010-2011), Teuta (20032005 dhe 20062007), Nojshatel Ksamaks (20052006), Elbasani (janar-qershor 2006), Tirana (20072009), Besa (20092010), Skënderbeu (2011-2012). Për dy sezone radhazi 20092010 dhe 2010-2011, sulmuesi vlonjat është shpallur golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore, përkatësisht me bluzën e Besës (18 gola) dhe Flamurtari (19 gola). Ndërkohë që ka fituar tri herë titullin Kampion me Dinamon (2001-2002), Tiranën (2008-2009) dhe Skënderbeun (2011-2012), dy herë Kupën e Shqipërisë me Teutën (2004-2005) dhe Besën (2009-2010) dhe një herë Superkupën me Tiranën (2007). Ndërkohë që nuk ka pasur sukses në tentativën e tij për tu bërë lojtar stabël i Kombëtares kuqezi, me të cilën ka luajtur vetëm dy ndeshje, pa mundur të shënojë qoftë edhe një gol të vetëm. Karriera e tij është drejt mbylljes dhe besohet se në përfundim të kontratës njëvjeçare me Teutën do të varë këpucët në gozhdë.

Arsyet

Kisha oferta të shumta, nga Flamurtari, Kukësi apo edhe disa ekipe të tjera të Superiores, por zgjodha të luaj me Teutën, sepse te kjo skuadër jam ndier si në shtëpinë time. Falënderoj presidentin Agim Zeqo, i cili më bëri ofertë në një moment të vështirë të karrierës sime. Besoj se në këtë një vit bashkëpunimi me të dhe klubin e Skënderbeut i realizova objektivat. Po ashtu falënderoj edhe tifozët korçarë që më kanë mbështetur në këtë periudhë.

Daniel Xhafa bën surprizën, zgjedh Teutën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›