Plasin akuzat, Peshëngritja vrer kundër Viron Bezhanit
TIRANE - Nuk kaluan as 24 orë dhe Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka sulmuar shefin e misionit olimpik në Londër, Viron Bezhanin, pas akuzave të këtij të fundit në lidhje me paraqitjen e sportistëve në Olimpiadë. Bezhani deklaroi se një pjesë e mirë e fajit ishte e trajnerëve, ndërkohë që zbuloi se Federata e Peshëngritjes e dinte se Hysen Pulaku ishte me doping, por preferoi sërista dërgojë në Olimpiadë. “Akuza e z.Bezhani se ne kishim dijeni për dopingun e Pulakut, është pa asnjë bazë dhe fakte, - tha sekretari i përgjithshëm i FSHP-së, Ilir Kraja. – I kujtojmë z.Bezhani, meqënëse ai nuk ka kujtesë të mirë, se Pulaku në Botërorin e Strasburgut në tetor 2011 u rendit i shtati dhe i dha shumë pikë ekipit për në Olimpiada. Në Europianin e Antalias u rendit i gjashti. Ne jemi kundër përdorimit të dopingut, por jemi ne, Federata e Peshëngritjes që kemi bashkëpunuar me të gjitha organizmat ndërkombëtare për luftimin e këtij fenomeni. Federata denoncon çdo rast që prish imazhin e sportit tonë si në rastin e Pulakut, por nuk jemi ne ata që përcaktojmë se kujt sportisti do t’i merren analizat. Janë organizatat si ËADA, IËF apo të tjerat që kanë tagrin e përzgjedhjes. Ishit ju z.Bezhani dhe stafi juaj që pasi grumbulluat ekipin në Londër, nuk i çuat rezultatet në laboratorin e Këlnit dhe të merrnit përgjigje për 24 orë”, ishte deklarata e fortë e bërë nga sekretari i FSHP-së.
AKUZAT
Më tej, sekretari Kraja ka kaluar edhe në akuza, duke fajësuar shefin e misionit olimpik se po akuzon pa të drejtë Komitetin Anti-Doping. “Ky Komitet pranë Ministrisë ka bërë analiza të shumta në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Anti-Dopingut, por unë dua t’i kujtoj z.Bezhani se shteti shqiptar i ka dhënë kostumin e përfaqësimit dinjitoz të vendit tonë në Londër dhe jo nën këtë petk të keqinformojë dhe të denigrojë shqiptarët jo vetëm brenda kufijve, në këtë 100 vjetor të pavarësisë, - tha më tej Kraja. – Sipas nesh, ai ka shkelur Kodin e Etikës, ka shkelur kartën olimpike, që besoj se nuk e ka lexuar mirë dhe nuk di çfarë thotë. Ka shkelur olimpizmin, që do të thotë paqe e vëllazëri në gjithë botën”, u shpreh më tej Kraja. Sipas tij, shefi i misionit olimpik duhet të kthehej nga Londra dhe problemet të diskutoheshin shtruar. “Për ne, këto Lojëra janë shumë të mira, sepse të gjithë sportistët kanë rritje dhe rekorde kombëtare të rinj. Ne për akuzat e tij do t’i drejtohemi organeve përkatëse ligjore”, deklaroi sekretari i FSHP-së. Sipas tij, dopingu në këto momente është kthyer në një shqetësim shumë serioz, por përgjegjësia është e sportistëve dhe e trajnerëve, pasi ata e kanë këtë edhe në një nga pikat e kontratës. Prokuroria
Sekretari i Federatës së Peshëngritjes Ilir Kraja, kërkoi edhe hetimin e Prokurorisë për të zbuluar përdorimin e dopingut. “Ne kërkojmë nga organet e shtetit që të veprojnë, duken nisur nga Prokuroria. Duhet që këta sportistë të vihen para drejtësisë, madje të gjenden edhe ata njerëz që janë involvuar në dhënien e dopingut, - u shpreh numri 2 i Federatës së Peshëngritjes. – Romela? Ka një përmirësim prej 1 kg në peshën e ngritur. FSHP shpreh respektin e madh për këtë sportiste, që ka ngritur 216 kg. Ka arritur vendin e 11-të në botë dhe ky është një rezultat i mirë nga 207 vende pjesëmarrëse”. “Në rastin e Pulakut, është aluduar se e kemi fshehur, por ju bëjmë me dije se nuk është Federata ajo që përcakton se kujt sportisti do t’i bëhen analizat, - tha Kraja. - Ne e dënojmë këtë akt, pasi ne do të marrimnjë gjobë të rëndë nga Federata Botërore. Kur sportistët fitojnë medalje, i çojnë lekët në shtëpi, por kur kapen me doping, faji është përherë i Federatës. Gjithsesi, z.Bezhani e kishte mundësinë të bënte analizat. Është KOKSH ai bën analizat. Tani rrezikojmë edhe ne një gjobë, pasi është diçka shumë negative. Sportistët para nisjes na kishin thënë që ishin të pastër, ne patëm komunikuar me ta rregullisht. Në kontratën e nënshkruar ata mbajnë vetë përgjegjësi, ndonëse dhe ne si Federatë kemi rolin tonë. Kemi një vit e gjysmë që bashkëpunojmë me ËADA-n, madje kemi komunikim on-line me ta. Dalja me dopin e Pulakut është turp edhe për ne”, shtoi sekretari i FSHP-së.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)