Londër 2012, Brazili e pëson nga trafiku
LONDER - Transporti i sportistëve në Londër 2012 duket se është kthyer në një makth për organizatorët, ku akuzave të ekipit të basketbollit amerikan për meshkuj se transporti është skandaloz i shtohen dhe ato të kombëtares braziliane në futboll për femra.
Selesao fituese, e medaljes së argjendtë në Pekin, akuzoi organizatorët londinezë se një problem në autobus në udhëtimin e tyre nga Kardifi për në Londër për ndeshjen e fundit në grup me Britaninë e madhe ndikoi në rezultatin përfundimtar të ndeshjes ku vendaset fituan me rezultatin 1-0.
Disa lojtare të kombëtares braziliane ishin të irrituara me faktin, që autobusi i tyre pësoi një defekt mekanik rrugës për në Londër duke lënë skuadrën për më shumë se pesë orë në mes të autostradës. Shoferi për më shumë se një orë nuk ishte në gjendje të njoftonte nëpërmjet telefonit për dërgimin e një tjetër autobusi. Dhe kur ky i fundit njoftoi, autobusi tjetër zyrtar për lojërat olimpike Londër 2012 nuk u nis për të shoqëruar skuadrën braziliane të futbollit pasi shoferi kishte plotësuar orarin e tij dhe nuk I lejohej të udhëtonte për në Londër pa një leje speciale. Në këto kushte skuadra qëndroi për pesë orë rresht në rrugë dhe mbërriti në Londër në mbrëmje vonë duke mos pasur mundësi të kryente asnjë seancë stërvitore përpara ndeshjes.
(er.nu/supersport/BalkanWeb)