E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daniel Xhafaj: Rezultat përballë Dinamos

Besa

Pas triumfit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me Tiranën, Besën e pret një tjetër sfidë mjaft e rëndësishme. Të hënën, kavajasit e drejtuar nga Shpëtim Duro do të luajnë me kryesuesit e kampionatit, Dinamo, me shpresën se do të ngushtojnë diferencën prej 12 pikësh në klasifikim. Sipas sulmuesit Daniel Xhafaj, kjo është një përballje mjaft e rëndësishme, në të cilën Besa do të bëjë maksimumin që të mos dalë e humbur. “Ballafaqimi me Dinamon është mjaft i rëndësishëm për ne, pasi kemi shansin të afrohemi me pikë me kryesuesit, por edhe sepse duhet të ruhemi nga Tirana e vendit të tretë. Shpresoj që të rikuperohen dy-tre lojtarë dhe të pretendojmë rezultat”, tha Xhafaj. Vlonjati foli edhe për suksesin në Kupë me Tiranën, ku ishte lojtari më i mirë në fushë, pavarësisht golit të realizuar: “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Bardheblutë janë rivali direkt për vendin e dytë dhe konkurrentët tanë për të fituar trofeun. Me gjithë mungesat dhe inferioritetin numerik, Besa tregoi se është një ekip shumë i fortë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›