E Diel, 1 Nëntor 2026

Dimraj, shef edhe përgatitës atletik

Tirana

Ka sulmuar disa herë stafin teknik se skuadrës i mungon përgatitja fizike dhe tashmë në fund ia ka arritur qëllimit, të bëhet vetë përgatitës atletik i Tiranës. Bëhet fjalë pikërisht për Rauf Dimrajn, shefin aktual të klubit bardheblu, i cili tashmë është emëruar njëkohësisht edhe në detyrën e tij të re, ku do të impenjohet me bardheblutë në stërvitje, duke drejtuar futbollistët në arritjen e parametrave fizikë. Vetëm pak kohë më parë ai akuzoi pjesën më të madhe të futbollistëve bardheblu, se nuk gëzonin një formë të mirë fizike, ndaj edhe skuadra po përjetonte një moment krize në kampionat. Për këtë arsye pati një përplasje edhe me mbrojtësit Tefik Osmani, gjë që shkaktoi një polemikë të zgjatur mes tyre. Përtej këtyre zhvillimeve, emërimi i tij në detyrën e përgatitësit atletik të 24 herë kampionëve vjen në një moment tjetër të vështirë që po kalon Tirana, e cila ka pësuar dy humbje radhazi, një në kampionat 0-1 me Vllazninë në “Qemal Stafa” dhe tjera 2-0 në Kavajë ndaj Besës për Kupën e Shqipërisë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›