Tirana niset drejt TurqisëBashkë me grupin e lojtarëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas u bashkua edhe nigeriani Abraham Alechenu

Tirana u nis sot drejt Turqisë, ku do të zhvillojë fazën përgatitore dyjavore. Bashkë me grupin e lojtarëve në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas u bashkua edhe nigeriani Abraham Alechenu (16 ndeshje, 1370 minuta), lojtari i tretë me më shumë minuta të luajtura pas Ansi Agollit (1428) dhe Tefik Osmanit (1377 minuta).
Tirana në pjesën e parë të sezonit grumbulloi 30 pikë nga 51 të mundshmet (8F, 6B, 3H), duke u renditur e dyta pas Vllaznisë (34 pikë).
E Hene, 12 Janar 2009