E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danimarka, Olsen: Laudrup, pasardhësi im

Trajneri i kombëtares së Danimarkës, Morten Olsen, u ka propozuar drejtuesve të futbollit të vendit nordik emrin e pasardhësit të tij. Ai mendon se Majkëll Laudrup do ta zëvendësonte në mënyrë perfekte pas largimit nga kjo detyrë në vitin 2010. "Vlerat futbollistike të Majkëllit janë të njëjtat me të miat, kjo është arsyeja përse do të isha i lumtur nëse ai do të emërohej si pasardhësi im", tha Olsen për gazetën "BT". "Mund të vazhdojë punën që kemi nisur. Punësimi i tij nga federata (DBU) do të ishte një vendim inteligjent". Laudrup ka qenë ndihmës i Olsen nga viti 2000 deri më 2002-shin, menjëherë pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur. Aktualisht ai po shkëlqen në krye të Gedafes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›