Presidenti Topi, të hënën takim me drejtues të FSHF
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të takohet ditën e hënë me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke u përpjekur që të bëhet ndërmjetës në konfliktin mes institucionit të futbollit dhe shtetit shqiptar. Kreu i shtetit ka pritur në javën e parë të janarit në zyrën e tij presidentin e FSHF-së, Armand Duka, por ka qenë një takim joformal. Ndërsa këtë radhë, takimi me drejtuesit e FSHF-së do të bëjë pjesë në axhendën zyrtare të Presidentit, duke lënë të kuptohet se do të trajtohen çështjet më serioze që shqetësojnë futbollin shqiptar.
Që në takimin e janarit, u mendua se Presidenti i Shqipërisë do të ishte në rolin e ndërmjetësit për të zgjidhur konfliktin mes FSHF-së dhe MTKRS-së, por një gjë e tillë nuk u arrit. Kreu i shtetit është një tifoz i njohur i futbollit, duke u shfaqur shumë shpesh në stadiume, për të ndjekur skuadrën e tij të zemrës, Tiranën, por edhe ekipin kombëtar apo takime të tjera të rëndësishme. Si ish-president i Tiranës, Topi duket se e ka kuptuar më shpejt se çfarë pasojash do të ketë vazhdimi i lënies në fuqi të pezullimit të FIFA-s, që i mohon mundësinë kombëtares apo klubeve shqiptare të përfaqësohen në arenën ndërkombëtare. Ndaj, takimi i ditës së hënë do të shërbejë pikërisht për të kuptuar më mirë se si mund të zgjidhet kjo situatë problematike, në një moment kur shteti shqiptar duhet të vendosë nëse do ta vazhdojë luftën ndaj FSHF-së, me pasojë edhe izolimin e mëtejshëm të futbollit tonë në arenën ndërkombëtare. Për këtë arsye, Presidenti Topi do t‘u kërkojë informacion të hollësishëm drejtuesve të FSHF-së mbi shkaqet e pezullimit dhe mënyrën më të shpejtë të zgjidhjes së situatës. Duke parë se as FSHF-ja dhe as qeveria shqiptare nuk janë tërhequr nga pozicionet e tyre, Topi pritet të marrë përsipër rolin e negociatorit, për t‘i dhënë fund këtij pezullimi absurd.