Elbasan, policia arreston autorin e plagosjes së E. Manes

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një shtetas të kërkuar për plagosje. Shtetasi i ndaluar është Ardian Hysa, 26 vjeç, nga fshati Belesh. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 21.12.2011 Hysa në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka plagosur 23-vjeçarin E. Mane. Shtetasi Mane ishte plagosur për motive banale në ambjentet e një lokali në Belësh.