Danimarka i thotë ´´po´´ kalimit të gazsjellësit rus
"Ne e morëm këtë vendim pasi analizuam raportet e hetimit në lidhje me mjedisin dhe pasi dëgjuam mendimet e të gjithë organizmave përkatëse në Danimarkë, duke arritur në konkluzionin se kalimi i gazsjellësit nuk është problematik'', deklaroi Kirsten Erichsen, inxhinier i ngarkuar me dosjen në Drejtorinë e Energjisë.
''Ky vendim është thjesht administrativ dhe jo politik'', theksoi ai, duke konfirmuar se vendimi nuk ishte marrë nën presionin rus, por duke u bazuar mbi respektimin e ligjeve dhe kërkesave daneze në fushën e sigurisë detare, peshkimit dhe mjedisit.
Shoqëria ''Nord Stream AG'' kërkoi autorizimin në mars të 2009-s të kalimit të tubave paralelë të gazsjellësit në rreth 173 kilometra në ujerat daneze, duke kaluar nga lindja dhe jugu i ishullit Bornholm dhe studimet e ndryshme në Detin Baltik treguan se ky kalim nuk është i dëmshëm për mjedisin, sipas një komunikate të Drejtorisë së Energjisë.
Ky gazsjellës, një projekt pilot nga gjiganti rus ''Gazprom'', do të lidhë Vyborg në Rusi me Greifswald në Gjermani, një gjatësi 1 220 kilometra, duke kaluar nën Detin Baltik nga territoret detare ruse, finlandeze, suedeze, daneze dhe gjermane.
Suedia dhe Finlanda pritet të bien dakord për projektin që mori mbështetjen e Gjermanisë dhe Rusisë, por kritikuar nga vendet baltike dhe Polonia.