Zvicër, gjykata hedh poshtë kërkesën e Roman Polanskit
"Në bazë të ligjit zvicerian, arresti me burg është rregulli që zbatohet gjatë të gjithë procedurave për ekstradim në një vend tjetër", deklaroi përmes një komunikate Gjykata Federale Zviceriane e Krimeve.
"Gjykata vlerëson si të lartë rrezikun e arratisjes së Roman Polanskiit, nëse ai lihet i lirë", vijonte komunikata.
Regjisori i njohur 76-vjeçar, fitues i Çmimit Oskar, i cili mban nënshtetësinë franceze dhe polake, u arrestua më 26 shtator në bazë të një mandatarresti të lëshuar nga SHBA-ja, sapo mbërriti në Zvicër për të marrë një çmim të rëndësishëm.
Polanski kishte pranuar fajin lidhur me akuzën për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur, por ndërkohë ishte larguar nga SHBA-ja në prag të përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij në vitin 1978, pasi besonte se gjykata mund ta dënonte me 50 vjet burg.