Danimarka merr presidencën e radhës të Bashkimit Europian
KOPENHAGË - Danimarka një prej vendeve të rralla në Europë e drejtuar nga një qeveri e qendrës së majtë, do të marrë të dielën presidencën e radhës së Bashkimit Europian, e vendosur për të kërkuar një përqendrim nga 27 vendet e BE-së në përpjekje të zgjidhjes së krizës në zonën euro, ku dhe ajo bën pjesë.
Kjo mbretëri prej 5,6 milionë banorësh do të jetë pikë së pari përballë krizës së euros, por ajo rrezikon të marxhinalizohet ashtu si nëntë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, si Britania e Madhe, që nuk e ka miratuar monedhën unike.
"E kuptoj shumë mirë që 17 vendet e zonës euro do të kenë nevojë të marrin disa vendime mes tyre'', konfirmoi kryeministrja daneze, socialdemokratja, Helle Thorning-Schmidt.
''Por është në interes së dyshes franko-gjermane të ruajë 27 vendet dhe të konsultojë të gjitha shtetet anëtare, kur këto vendime iu përkasin sepse në këto kohe krize, ne duhet t'u besojmë institucioneve tona'', theksoi ajo.
Thorning-Schmidt siguroi përveç të tjerash se Kopenhaga do të luftojë për ët qenë një urë lidhëse mes 17 vendeve të zonës euro dhe 27 vendeve të BE-së për të penguar zgjerimin e hendekut mes zonës euro dhe vendeve satelitore.
(er.nu/ata/BalkanWeb)