Vlorë, përplasje mes Gardës e pronarëve te vilat ish-qeveritare
VLORE - Zona e Ujit të Ftohtë vijon të prodhojë sherr dhe konflikte për pronat, mes pronarëve dhe institucioneve të shtetit, e konkretisht mes përfaqësuesve të Gardës së Republikës.
Pasditen e sotme forca të shumta të Gardës u përballën me kundërshtimin e pronarëve të tokës, në tentativë për të rrethuar pronën pranë rezidencës qeveritare.
Pronarët e vjetër vitet e fundit ndërtuan në zonën e rezidencave qeveritare, ndërsa përplasja me Gardën e ka çuar çështjen edhe në dyert e gjykatave. Por sot konflikti ka degjeneruar deri në përplasje fizike mes pronarëve, përfaqësuesve të Gardës dhe policisë.
Pronarët shprehen se ndonëse Gjykata e Lartë disa muaj më parë u ka dhënë të drejtë atyre, Garda vijon të mos pranojë vendimin e organit të drejtësisë.
Në këtë zonë, më parë puna për ndërtimin e subjekteve u pezullua, pasi prej 2 vitesh çështja ishte ngrirë në gjykatë. Ndërsa 4 muaj më parë pronarët fituan të drejtën të rinisin sërish punimet e tyre të lëna pezull. Por pas 4 muajve punime në zonë e vilave qeveritare në Ujin e Ftohtë kanë zbarkuan forcat e shumta policie, të Gardës dhe të ndërhyrjes së shpejtë.
Akuzat
Pronarët akuzojnë Gardën se po shkel ligjin pasi Gjykata e Lartë dhe Përmbarimi i ka dhënë atyre të drejtë. Nga ana tjetër drejtoria e vilave pretendon se ky territor është nën administrimin e rezidencave qeveritare. Konflikti ka rinisur, pasi pronarët e tokës kanë nisur të ndërtojnë një objekt në këtë zonë. Pak muaj më parë Gjykata e Lartë ka vendosur në favor të pronarëve të tokës, ndërsa përfaqësues të Gardës së Republikës i kanë kërkuar firmës ndërtuese që të ndërpresë punimet.
(er.nu/BalkanWeb)