Reforma zgjedhore, Meta:Thelbi garantimi i barazisë së votës
KORCË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka folur nga Korca për reformën zgjedhore, duke theksuar se garantimi i barazise se votës është thelbi i saj në mënyrë që të respektohet vullneti i qytetarëve.
Në një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Korcës Meta thekson se partia që ai drejton nuk bëhet pjesë e spekulimeve të politikës për zgjedhjes së presidentit dhe shprehet për zgjidhje konsensuale të kreut të shtetit.
“Jemi të angazhuar,jemi pjesë e zgjidhjes me consensus”,- thkesoi Meta.
Meta ishte sot në takimin e organizuar me strukturat e LSI-së në Korcë i shoqëruar me ministrin Petrit Vasili. Në fund të takimit Meta dhe Vasili uruan Vitin e Ri dhe 100 vjetorin e pavarësisë.
(el.me/BalkanWeb)