E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, ndalohet një gomone në ujërat neutrale

Policia lokale kufitare sqaroi se në mjet ishin dy shqiptarë.

Sipas burimeve, mjeti lundrues është zbuluar nga skafi i policisë kufitare të Korfuzit, qe e ka ndjekur gomonen kur po lundronte nga ujërat territoriale të Sarandës për në ujërat greke.

Gomonia është bllokuar dhe është shoqëruar për në portin e Korfuzit, se bashku me drejtuesit, për të cilët është thënë se janë shqiptarë. Dy klandestinët janë arrestuar, pasi mendohet se ata do te kryenin trafik te lendeve  narkotike nga Saranda në Korfuz. /Start/

                                                                                             2011-12-30 10:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›