E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Danimarkë/ Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare, disa viktima dhe të plagosur

Disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagën. Ngjarja është regjistruar brenda qendrës tregtare Field në jug të qytetit, ndërsa është i paqartë numri i viktimave nga të shtënat dhe i të plagosurve. Autoritetet kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje.

Rrugët në zonë atje dhe linja e metrosë janë mbyllur dhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje kanë folur për një situatë të frikshme dhe kaotike.

“Nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo“, ka thënë njëri prej tyre

Kryebashkiaku i Kopenhagës Sophie Andersen shkroi në Twitter se zyrtarët nuk janë të sigurt se sa njerëz janë lënduar në sulm, por tha se incidenti është “shumë i rëndë”. Field’s është qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, me mbi 140 dyqane dhe restorante./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›