Danimarkë, takohen 40 ministra të mjedisit nga mbarë globi
40 ministra të mjedisit nga 40 vende në mbarë globin janë ftuar në një takim në Danimarkë i cili do të zgjasë dy ditë. Në këtë takim përveçse do të flitet për çështjen shqetësuese të klimës, aty do të përcaktohen pikat e agjendës së samitit të klimës i cili do të zhvillohet pas 3 javësh në Kopenhagen. 40 ministrat po përpiqen që të firmosin disa marrëveshje paraprake për çështjen e dioksidit të karbonit. Gjithashtu po diskutohet që vendet pjesmarrëse të shtojnë fondet për problemin e klimës dhe mjedisit.
" Është shumë e rëndësishme që ne t'i gjejmë përgjigjet për shumë enigma të cilat e shqetësojnë njerëzimit. Por nëse nuk jepet përgjigjet në kohë atëhere pasojat në të ardhmen mund të jepen fatale,"- u shpreh Connie Hedegaard, ministrja danez i mjedisit. Të pranishmit u shprehën se dy vendet kryesore të cilat emëtojnë gaz serë më shumë se asnjë shtet tjetër, SHBA-ja dhe Kina, duhet të forcojnë legjislacionin e tyre për çështjet e klimës.
Sekretari ekzukutiv për çështet mjedisore në OKB, Yvo De Boer, u shpreh se ishte shumë e rëndësishme se vendet pjesëmarrëse në këtë takim të shpallin projekte konkrete për të ulur emëtimet e gazeve në atmosferë.
"Është shumë e rëndësishme që shtetet e mëdha të paraqesin projekte reale ku të shprehet vullneti për të ulur emëtimin e gazeve të dëmshme në atmosphere. Është për të ardhur mirë që ne kemi marrë sinjale pozitive nga Brazili si edhe Korea e Jugut për këtë çështje. Por duhet të rritet numri i vendeve që duhen të shqetësohen për këtë problem."-pohoi sekretari ekzukutiv për çështet mjedisore në OKB, Yvo De Boer. Ndërsa mbahej takimi i 40 ministrave, me qindra demostrues dhe activist ambientalistë protestonin duke mbajtur pankarta si edhe parrulla me frazën "Vononi Vdekjen".