E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani/ Radikali Oskar Lafontaine vuan nga një sëmundje e rëndë

Rrëfim shokues i liderit të së majtës radikale gjermane, Oskar Lafontaine. 66-vjeçari që udhëheq formacionin politik Linke, ka konfirmuar se vuan nga sëmundja e kancerit. Lafontaine nuk ka dhënë detaje të tjera rreth sëmundjes duke thënë vetëm se shumë shpejt do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Ish ministri është themelues i partisë Linke pas shkrirjes së komunistëve dhe SPD-së. 66-vjeçari tha gjithashtu gjatë deklaratës së tij se në vitin 2010 do marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij në politikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›