OXFAM: Varfëria dhe papunësia, shkak për konfliktin në Afganistan
Sipas një studimi të kryer së fundmi nga agjensia ndërkomëbtare për ndihmën, Oxfam, është arritur në konkluzionin se varfëria dhe papunësia thuhet se janë shkaqet kryesore të konfliktit në Afganistan. Sondazhi i OXFAM është kryer tek 700 afganë në të gjithë vendin. Organizata thotë se korrupsioni dhe joefikasiteti i qeverisë afgane janë gjithashtu për t'u fajësuar për situatën aktuale.
Oxfam bën të ditur ndër të tjera se populli i Afganistanit ka përjetuar 30 vjet tmerre të pamëshirshme. Miliona vetë kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Raporti thotë se një brez i tërë është rritur pa e provuar kurrë paqen dhe shumë afganë po përballojnë me vështirësi pasojat e konflikteve të së tashmes dhe të së kaluarës.
Oxfam ka zbuluar se 7 ndër 10 afganë fajësojnë papunësinë dhe varfërinë. Por në mesin e shumë faktorëve prapa luftimeve, janë korrupsioni, dobësia e qeverisë, talebanët dhe ndërhyrja prej vendeve fqinje, në mënyrë të veçantë Pakistani dhe Irani. Afganët e intervistuar, e ndjejnë se qeveria duhet të ndërmarrë hap
a seriozë për të vendosur sundimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin. Janë të shumtë ata që mendojnë se ndihma nga jashtë për të përmirësuar shëndetin, arsimin dhe për të krijuar vende pune, nuk po mbërrin tek njerëzit më në nevojë.