Danny Devito ka yllin e tij në "Bulevardin e Lavdisë"
LOS ANXHELOS- Aktori amerikan, Danny DeVito, Pinguini i paharrueshëm i filmit "Batman, sfida" i Tim Burton, mori sot yllin e tij në të famshmin "Bulevardi i Lavdisë" në Hollivud.
Aktori 66-vjeçar, që e ndan kohën mes kinemasë dhe televizionin, u nderua me yllin e 2445-të të "Walk of Fame".
"Tani çështja është: a ta marr në shtëpi, apo ta lë këtu.
"Mund edhe të vendosem në këtë dyqan dhe të vij çdo ditë për t'u kujdesur", shtoi ai.
Aktori përshëndeti gjithashtu me mënyrën e tij traditën që i kërkon personit të nderuar të prekë i pari yllin, duke hequr këpucën, çorapen dhe duke vendosur këmbën në hapësirën e çmuar.
I lindur në vitin 1944 në Nju-Xhersi (lindje) Danny DeVito ka shkëlqyer në shumë filma të suksesshëm, ndër të cilët, "Binjakët", "Batman, sfida" ose "L.A. Confidential".
Ai ka qënë edhe pas kamerave ne krijimin e disa filmave te medhenj disa herë si me "Lufta e Roseve".
(d.b/BalkanWeb)