E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të veshur me jatagan, kërkojnë hakmarrje

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 08:30

Një film i vestern i punuar nga regjisorët e njohur, vëllezërit Coen do të vijë në kanalin DigiGold. “True Grit” është film që ka qenë i nominuar në 10 kategori për çmimin Oskar, përderisa në vitrinën e tij ka fituar rreth 75 çmime kinematografike.

Ngjarja e filmit fillon pas vrasjes së babit të një vajze 14 vjeçe, e cila kërkon ndihmën e një mareshali me eksperiencë për të gjetur kriminelët. Qëllimi i saj i vetëm është “hakmarrja”

Në kohët e vjetra, religjioni amerikan përcillej me shumë hakmarrje dhe pikërisht këtu edhe bazohet filmi, pasi që ai bazohet në tregimin e përrallave të quajtura komike por përplot gjak që kanë një emër “True Grit”, apo “Kurajë e vërtetë”.

Kritikët amerikanë konsiderojnë se filmi është adaptuar në mënyrë të mrekullueshme nga regjisorët Joel dhe Ethan Coen nga romani me pjesë i shkrimtarit Charles Portis, ku në qendër ka një vajzë 14 vjeçe nga Arkansasi. E botuar për herë të parë në vitin 1968, përralla e Portis ishte sjellë edhe një herë në ekranin e madh, ku në qendër si karakter kryesor ishte i njohur John Wayne. Tani kësaj radhe, kemi në rol kryesor Jeff Bridges.

Me një stil klasik të vëllazërive Coen, normalisht në ekran kemi personazhet kryesore të cilët e kanë të ngjeshur jataganin – dhe ashtu sikurse ndodh në filmat western, të gatshëm kurdoherë për hakmarrje.

True Grit është një film që mund të shikohet nga mosha 13-vjeçare e sipër.

TRUE GRIT
Skenari dhe regjia: Joel Coen dhe Ethan Coen, bazuar në romanin e by Charles Portis; drejtor i fotografisë: Roger Deakins; montazha: Roderick Jaynes; muzika: Carter Burwell; dizajner: Jess Gonchor; kostumograf: Mary Zophres; producentë: Joel Coen, Ethan Coen dhe Scott Rudin; distributor: Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 1orë e 50 minuta.

Aktorë: Jeff Bridges (Rooster Cogburn), Matt Damon (LaBoeuf), Josh Brolin (Tom Chaney), Barry Pepper (Lucky Ned Pepper), Hailee Steinfeld (Mattie Ross), Bruce Green (Harold Parmalee), Roy Lee Jones (Yarnell) dhe Elizabeth Marvel (tinejxherja Mattie).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›