E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Spekulohet’ ribashkimi i Black Sabbath

Rock grupi i njohur Black Sabbath thuhet se po përgatitet për një rikthim në skenën muzikore me një album të ri. Nga Express më 19 gusht 2011 në ora 14:29

Më shumë se 40 vjet pasi Ozzy Osbourne këndoi për herë të parë rreth sjelljes së Satanit afër grupit, formacioni fillestar i grupit Black Sabbath prapë mund të bëhet bashkë.

Osbourne, Tony Iommi, Geezer Butler dhe Bill Ward thuhet se janë ribashkuar në një ‘studio sekrete të provave’, me plane për të incizuar një album të ri dhe për turne.

Metal Talk dhe Birmingham Mail kanë raportuar për ribashkimin e grupit Black Sabbath, duke e cituar një intervistë të bërë në qershor me Iommi. Derisa kitaristi e ka kritikuar raportin në websajtin e tij, duke e quajtur ‘spekulim’, ai është ndalur shkurt në mohimin e lajmit se grupi është riformuar. “Duke iu falënderuar internetit, lajmi ka shkuar nëpër botë si një lloj deklarate ‘zyrtare’ e bërë nga unë”, tha ai. “Për miqtë e mi të vjetër, Ozzy, Geezer dhe Bill, më falni rreth kësaj, do të duhej të dija më shumë”.

Në intervistën e qershorit, Iommi ishte më i disponueshëm. “E tëra ka qenë shpejt e shpejt”, tha ai. Megjithëse Iommi ishte pajtuar me Osbourne vitin e kaluar, ata nuk filluan të shkruajnë së bashku deri në këtë verë.

Vetëm pak ditë më parë, Metal Talk pohoi se grupi kanë rezervuar një datë në studio, duke u bërë bashkë për herë të parë që nga viti 2006. “Vërtet jemi duke shpresuar shumë dhe mendoj se gjërat që kemi qenë duke i shkruar janë vërtet të mira”, tha Iommi. “Është më shumë kthim në gjërat e vjetra fillestare”.

Vitin e kaluar, një ribashkim i Black Sabbath dukej i mundshëm sikurse një audiencë për Osbourne në Vatikan. Këngëtari e akuzonte Iommin, duke kërkuar nga ai ‘të bënte gjënë e duhur’ dhe ta ndante shenjën dalluese me anëtarët e tjerë të bendit. “Nuk mendoj se ekziston ndonjë mundësi e ribashkimit”, ka thënë Osbourne për Rolling Stone.

Nëse Black Sabbath është ribashkuar në të vërtet, kjo nuk do të thotë se ata domosdoshmërisht do të nxjerrin një album të ri. Por anëtarët gjashtëdhjetëvjeçarë të grupit kanë shpresa të mëdha. Vetëm Ward, bateristi i tyre, është duke vuajtur me çështje të shëndetit. “Ai ka pasur një operim në zemër disa muaj më parë, prandaj do të shohim se si është”, tha Iommi.

Black Sabbath ka shitur më shumë se 100 milionë albume nëpër botë. Ata janë pranuar në
Rock and Roll Hall of Fame në vitin 2006.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›